Larja e gojës vret Covid-19 për 30 sekonda

    0

    Larja e gojës mund të bëhet një pjesë e pandashme e rutinës së përditshme të njerëzve, pasi testet laboratorike zbuluan se mund të vrasë koronavirusin brenda 30 sekondave, raporton  Independent.

    Rezultatet paraprake të studimit të universitetit Kardif zbuluan shenja premtuese për larjen e gojës me solucion që përmban të paktën 0.07 për qind klorur cetilpiridiniumi, i cili është i aftë të luftojë virusin.

    Shkencëtarët kanë kryer teste në laboratorin e universitetit duke imituar kushtet e kalimit të ajrit në hundën apo orofaringun e një personi, dhe duke përdorur markat e ndryshme të solucioneve për larjen e gojës.

    Raporti i tyre – i titulluar “Efikasiteti virucid i përbërësve të shpëlarjes orale kundër SARS-CoV-2 In Vitro” – mbetet ende për t’u shqyrtuar nga kolegët, por mbështet një studim tjetër të botuar javën e kaluar që zbuloi se gargarët me bazë CPC janë efektive në zvogëlimin e ngarkesës virale të Covid.

    Një provë klinike do të shqyrtojë më tej se sa e efektshme është larja e gojës pa recetë në zvogëlimin e niveleve të Covid-19 në pështymën e pacientëve me koronavirus në Spitalin Universitar të Uellsit në Cardiff. Rezultatet pritet të publikohen në fillim të vitit 2021. Dentyl është marka e vetme në Mbretërinë e Bashkuar për larjen e gojës që ka marrë pjesë në provën klinike 12-javore.

    Nëse këto rezultate pozitive reflektohen në provën klinike të Universitetit të Cardiff, larës të gojës me bazë CPC të tilla si Dentyl të përdorura në studimin in-vitro mund të bëhen një shtesë e rëndësishme në rutinën e njerëzve, së bashku me larjen e duarve, distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave, si tani ashtu edhe në të ardhmen “.

    Artikulli i mëparshëmPërparim i madh për vaksinën kundër HIV
    Artikulli i radhës22 shoqata biznesi kundër bllokimit të llogarive të administratorëve / aksionerëve