Alfred Cako: Kam një sfidë dua të hyj tek Infektivi

0
Alfred Cako: Kam një sfidë dua të hyj tek Infektivi

Konspiracionisti Alfred Cako, i bëri thirrje autoriteteve përmes emisionit “E Diell”, që ta lejojnë atë të hyjë në ambientet e spitalit Infektiv, për të intervistuar pacientët e sëmurë.

Ai tha se kjo kërkesë është refuzuar dhe ai shprehet i gatshëm të futet në ambientet e Infektivit pa maskë, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve që të gjithë kanë ngritur në këtë kohë.

“Këta kanë dhënë me qëllim mjekime të gabuara sepse qëllimi i këtyre është vdekja e njerëzve pakësimi i popullsisë dhe nuk është qëllimi i këtyre shërimi i njerëzve. Unë e kam thënë edhe më parë nëpërmjet rrjeteve sociale. Të futem unë tek Infektivi me shoqërinë “NOVAX”, të hymë tre katër persona, të hy sa herë të dua unë dhe të marr njerëzit intervistë, pse nuk ua lënë telefonat celularë? Përse hidhen njerëzit të vrasin veten?

Më ka bërë një sfidë Silva Bino në rrejte sociale do të lëmë shumë shpejt të hysh, por nga ajo herë janë tërhequr. T’i bëj edhe një sfidë kryeministrit i cili thotë mos dëgjoni këta konspiracionistët”, tha Cako.

Artikulli i mëparshëmOPEC pritet të vendosë fatin e tregjeve të naftës në 2021. Bursa për datën 24 Nëntor 2020
Artikulli i radhësI kopjoi festimin e golit, Ronaldo i jep fanellën Uzunit