Edicioni i 63-të i Grammy Awards i planifikuar në Los Angeles, mundet që Beyonce të thyej rekord.
Me nëntë nominime të marra ‘Mbretëresha’ e muzikës pop mund të bëjë historinë e muzikës: të bëhet artistja femër më e vlerësuar e ngjarjes. Do të mjaftonte që ajo të fitonte katër statuja, por duhet të ketë veçanërisht kujdes nga konkurrenca e Dua Lipës, Roddy Rich dhe Taylor Swift të cilët kanë 6 nominime. Por Beyonce ka një një rekord edhe më prestigjioz : ajo tashmë ka në shtëpi 24 statuja në karrierën e saj dhe nëse do të fitonte nga nominimet e bëra në Grammy Awards do të ishte në rekordin Guinness për numrin më të madh të fitoreve në historinë e çmimeve. Sidoqoftë nëntë nominimet tashmë e bëjnë atë artisten grua me më shumë nominime në historine e Grammy: 79 deri më tani, në të njëjtin nivel me Paul Mçartney.
Edicioni i 63-të i Grammy do të transmetohet drejtpërdrejt nga Los Angeles në CBS me komedianin Trevor Noah të “Daily Show” : akoma, por për momentin nuk është e qartë nëse ndarja e çmimeve do të jetë me audiencën në sallë apo, siç është bërë zakon që kur shpërtheu pandemia.