Tronditet bota e futbollit/ Ndahet nga jeta Diego Armando Maradona

0

Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit. Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur legjenda e futbollit Diego Armando Maradona.

Lajmi është bërë publik nga mediat argjentinase, që zbulojnë se Maradona ka humbur jetën në moshën 60-vjeçare.

“Clarin”dhe “Ole” raportojnë se ish-kampioni i botës në vitin 1986 ka pësuar arrest kardian mëngjesin e sotëm në shtëpinë në Tigre. Në banesë e “Djalit të Artë” janë parë ambulanca.

Ikona e futbollit botëror po rehabilitoj pas një operacioni në tru.

Artikulli i mëparshëmVaksinimi kundër Covid-19 mund të bëhet e detyrueshme për të udhëtuar jashtë vendit
Artikulli i radhësRusia vijon të mbetet furnizuesi kryesor me naftë I Kinës. Bursa për datën 25 Nëntor 2020