Monedha europiane është forcuar këtë të enjte duke regjistruar një rritje të lehtë në raport me dje teksa është blerë këtë mëngjes me 123.5 lekë dhe është shitur me 124 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Dollari amerikan ka shënuar një rënie prej 0.2 pikë në raport me ditën e mërkurë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 103.4 lekë dhe duke u shitur me 104.4 lekë.
Paundi britanik nuk ka pësuar luhatje të vlerës ditën e sotme duke vijuar sërish edhe këtë mëngjes të blihet me 137.9 lekë dhe të shitet me 138.9 lekë sikurse edhe një ditë më parë.
Franga zvicerane ndërkaq, referuar tregut valutor vendas, ka fituar 0.3 pikë nga dita e djeshme duke u blerë këtë të enjte me 113.6 lekë dhe duke u shitur me 114.6 lekë.
Bursa për datën 26 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 406.00 | + 0.00 |
DIESEL | 387.50 | – 1.50 |
©aktualitet.al