Takimi i OPEC + I caktuar për tu zhvilluar ditën e Shtunë u shty në momentin e fundit për të Dielën, sipas burimeve anonime të cituara nga Reuters.
Nuk është dhënë ende asnjë arsye për shtyrjen e takimit.
Grupi kishte vendosur të mblidhej, përpara takimeve të plota të 30 nëntorit dhe 1 dhjetorit, për të diskutuar në lidhje me planin për prodhimin e naftës duke filluar nga muaji janar.
Grupi pritet të arrijë një lloj marrëveshjeje për zbutjen e kuotave aktuale të prodhimit që vendet aderuese në OPEC + kanë për detyrë të përmbushin aktualisht. Shumica e analistëve presin që grupi do të zgjasë marrëveshjen aktuale në 2021, të paktën edhe për prej tre muaj, deri në mars.
Një pikë që ndez debat dhe nuk është shumë e qartë janë kuotat sipas shteteve – nëse do të vendoset që të gjitha vendet të kenë të njëjtat kuota prodhimi për tre muajt shtesë, apo nëse do të ketë kuota të ndryshme për vende të veçanta – ku disave do ti’u kërkohet të ulin më shumë prodhimin se vendet e tjera.
Një nga vendet që aktualisht ka nxitur debatin është Libia, e cila ka qenë e vendosur se nuk do të jetë pjesë e asnjë përpjekje për të frenuar prodhimin derisa ajo të arrijë një prodhim prej 1.75 milion fuçi naftë në ditë.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend tjetër që mund t’i shkaktojë dhimbje koke OPEC, pasi së fundmi kanë sinjalizuar se janë të pakënaqur me anëtarësimin dhe kuotën e tyre aktuale në OPEC.
Përfaqësues nga Rusia dhe Arabia Saudite pritet që të jenë të pranishëm në takimin e së dielës.
Bursa për datën 27 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 409.25 | + 3.25 |
DIESEL | 388.25 | + 0.75 |
©aktualitet.al