Serie A/ Milani triumfon edhe pa Ibrahimovic

0
Serie A/ Milani triumfon edhe pa Ibrahimovic

Milani nuk ndalet edhe pa Zlatan Ibrahimovic në fushë.

Kuqezinjtë vazhduan marshimin në krye të Serie A, pasi triumfuan pastër 2-0 ndaj Fiorentinës në “San Siro”, sfidë e vlefshme për javën e 9-të, duke regjistruar fitoren e 7-të në 9 takime.

Golat e qendërmbrojtësit Romagnoli dhe Franck Kessie me penallti në pjesën e parë ishin mëse të mjaftueshëm që Milani të ngjitej në kuotën e 23 pikëve, 5 më shumë se vendi i dytë për momentin.

Kuqezinjtë humbën edhe një tjetër 11-metërsh, pasi fituan dy në pjesën e parë dhe të dytin Kessie e shpërdoroi, por pa vënë në rrezik fitoren e Milanit.

Skuadra e Piolit arriti të menaxhonte shumë mirë avantazhin deri në fund duke marrë tre pikë shumë të vlefshme ndërkohë që javën e ardhshme do të përballet me Sampdorian në transfertë.

Në ndeshjen tjetër të orës 15:00, Bologna e Sinisa Mihajlovic mposhti 1-0 Crotonen me një gol të Roberto Sorianos në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Artikulli i mëparshëmRrëmbehen marinarët grek në Nigeri, kërkojnë shpërblim për lirimin e tyre
Artikulli i radhësTensionet/ Mali i Zi dhe Serbia dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit