“Duhet të jesh Ministër i Brendshëm ta marrësh me atë çmim”, Sandër Lleshaj ‘shtang’ Blendi Fevziun

0
“Duhet të jesh Ministër i Brendshëm ta marrësh me

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar se makina e tij tip BMW u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro, duke hedhur poshtë pretendimin e Fevziut për një pagesë prej 100 mijë eurosh.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse është e drejtë që ministri i një vendi si Shqipëria të mbajë një makinë luksoze, Lleshaj tha se makina e tij kushton më pak se makinat e shumë drejtorëve të Policinë e Shtetit.

Pjesë nga intervista

Lleshaj: Ministri mban një makinë që kushton shumë më pak se sa makinat që mbajnë shumë punonjës të policisë së shtetit.

Fevziu: Kushton 100 mijë euro.

Lleshja: Vëre sa të duash. Kjo makinë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.

Fevziu: Aq e marr dhe unë një.

Lleshaj: Duhet të jesh Ministër i Brendshëm.

Fevziu: Ku është marr makina?

Lleshaj: Tek prodhuesi direkt, në Bavari.

Lleshaj: Nuk është e blinduar, është e thjeshtë me konfiguracionin normal.

Fevziu: E di që fillojnë nga 95 mijë euro.

Lleshaj: Aq kushton për blerësit e zakonshëm. Prodhuesi favorizon një kategori të caktuar klientësh.

Artikulli i mëparshëm“Nëse kjo është e vërtetë?!”, Artan Hoxha befasohet nga ajo që mëson për Ermal Mamaqin, reagon ‘flakë për flakë’ moderatori: Unë nuk shes veten, shes mend!
Artikulli i radhësVaksinat e para do të bëhen të martën në Britaninë e Madhe