Lakuriqët e natës përmbajnë të tjera koronaviruse që mund të kalojnë te njeriu

    0

    “Lakuriqët e natës, që jetojnë në rajonet jugore dhe jugperëndimore të Kinës, kanë lloje të tjera koronavirusesh që mund të kalojnë te njerëzit, ashtu siç ndodhi me SARS-CoV-2”. Ky është paralajmërimi i Shi Zhengli, virologe e Institutit të Virologjisë së Wuhanit.

    Ekspertja kineze u shpreh në një seminar të zhvilluar në Francë se koronaviruset nuk duhen kërkuar vetëm në Kinë: “Kërkimi duhet zgjeruar edhe në vende në jug të Azisë”.

    Por, profesori David Robertson, i cili studion viruset në Universitetin e Gllasgout, tha për “The Guardian” se hetimet duhet të vijojnë të jenë të përqendruara në Kinë: “Jemi shumë të sigurtë se koronavirusi që ka shkaktuar pandeminë ka ardhur nga lakuriqët e natës të importuar nga Kina”.

    Studimi i fundit i publikuar në “Nature Microbiology” tregoi se koronavirusi i ri mund të ketë ekzistuar mes lakuriqëve të natës për 40 ose 70 vite, pa u zbuluar.

    Ky përfundim, sipas Mark Pagel të Universitetit të Redingut, është shqetësues, pasi tregon se mund të ketë shumë viruse të tjera të panjohura që mund të infektojnë njerëzit.

    Artikulli i mëparshëmEugena Tomini: Do të kemi rritje të rasteve me Covid, Shqipëria se ka arritur ende pikun e valës së dytë
    Artikulli i radhësDalin fotot nga raportet ushtarake: Pentagoni pretendon kontakt me UFO-t