Twitter i Presidentit Trump pritet të trondisë tregjet ekonomike

0

Një postim në Twitter I Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump pritet të ndikojë në cmimet e produkteve të naftës dhe nënproduktet e saj në ditët në vijim.

Postimi I bërë pasditen e sotme lidhet me uljen e prodhimit të naftës nga shtetet kryesore prodhuese sic janë Mbretëria Saudite dhe Rusia.

“Sapo bisedova me mikun tim MBS (Princin e Kurorës) të Arabisë Saudite, i cili bisedoi me Presidentin Putin të Rusisë, dhe unë shpresoj dhe pres që ata do të ulin prodhimi e naftës me  afërsisht 10 milion fuçi, dhe ndoshta më shumë, diçka, që nëse ndodh, do të jenë E SHKËLQYER për industrinë e naftës dhe gazit!”

Duhen pritur ditët në vijim për të parë ndikimin që do të ketë ulja e prodhimit në cmimet e tregjeve globale. ©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëm“Të krijohen paketa lehtësuese”, Meta solidarizohet me letrën e Shoqatës së Gazetarëve Europian: Mediat punë heroike, s’mund të braktisen në këto momente të vështira!
Artikulli i radhësSamir Mane/ “Në situatën aktuale Balfin Group zotëron kapacitete për të paguar punonjësit deri në muajin Qershor”