‘Vetëm disa orë’ kanë mbetur për të rënë dakord për marrëveshjen tregtare të Brexit

0

Kanë mbetur “vetëm disa orë” që Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian të bien dakord për një marrëveshje tregtare pas Brexit, thotë Michel Barnier.

Duke folur në Parlamentin Europian ditën e sotme, kryenegociatori i BE-së tha se ishte “momenti i së vërtetës” për të dy palët për të arritur një marrëveshje.

Ai tha se kishte ende një “shans” për një marrëveshje, por “rruga është shumë e ngushtë”.

Komentet vijnë pas një paralajmërimi nga Boris Johnson se një skenar pa marrëveshje ishte “shumë i mundshëm” nëse pozicioni i BE-së nuk ndryshon “thelbësisht”.

Bisedimet po rifillojnë midis dy ekipeve në Bruksel pasi Z. Johnson dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen folën të enjten mbrëma.

Von der Leyen tha se tejkalimi i “ndryshimeve të mëdha”, veçanërisht mbi të drejtat e peshkimit, do të ishte “shumë sfidues”, ndërsa Kryeministri britanik tha se diskutimet ishin në një “situatë serioze”.

Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE në 31 Janar, por ka ndjekur rregullat tregtare të bllokut ndërsa të dy palët negociojnë për një marrëveshje tregtare.

Nëse njëra nga palët nuk bie dakord deri më 31 dhjetor, ata do të vazhdojnë të bëjnë tregti me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), të cilat mund sjellin pagesa mbi mallrat që shiten dhe blihen – dhe mund të çojnë në një rritje të çmimeve.

Z.Barnier tha se ishte Mbretëria e Bashkuar ajo që vendosi për afatin dhe BE do të ishte e gatshme të zgjaste të ashtuquajturën periudhë tranzicioni në vitin e ardhshëm në mënyrë që bisedimet të mund të vazhdonin.

“Nëse ata duhet të largohen me një marrëveshje ose pa të, sidoqoftë, Britanikët janë ata që vendosën për atë afat,” tha ai në Parlamentin Europian./BBC

Artikulli i mëparshëmVIDEO: Rama publikon pamjet nga punimet për aeroportin e Kukësit
Artikulli i radhësSkema, si futen paratë informale në ndërtim