Italia kërkon inxhinierë për të ndërtuar dyshemenë e re të Koloseut

0
Italia kërkon inxhinierë për të ndërtuar dyshemenë e re të Koloseut

Qeveria e Italisë po kërkon oferta nga inxhinierët për të rindërtuar dyshemenë e Koloseut në Romë dhe për ta kthyer atë në lavdinë e dikurshme.

Projekti do të ketë një buxhet të përgjithshëm prej 18.5 milionë eurosh dhe puna pritet të fillojë vitin e ardhshëm.

Dyshemeja e lëvizshme pritet të shfaqë dyer “kurth” dhe nënkalime të fshehura.

“Rindërtimi … është një ide e shkëlqyer,” tha Ministri i Kulturës Dario Franceschini në një deklaratë.

“Do të jetë një ndërhyrje e madhe teknologjike që do t’u ofrojë vizitorëve mundësinë që, jo vetëm të shohin dhomat nëntokësore … por gjithashtu të vlerësojnë bukurinë e Koloseut ndërsa qëndrojnë në qendër të arenës,” shtoi ai.

Ministria e Kulturës tha se dyshemeja e ridizenjuar dhe çdo derë kurth apo komponentë mekanikë, duhet të jenë në gjendje të mbyllen shpejt në mënyrë që të mbrojnë hapësirat nëntokësore nga shiu.

Një dysheme e re do të “lejonte publikun të kuptonte plotësisht përdorimin dhe funksionimin e kësaj ikone të botës antike”, shtoi deklarata.

Ministria tha që ngjarje kulturore, të tilla si koncerte dhe teatro, mund të mbahen potencialisht në Kolose pasi të jetë instaluar dyshemeja.

Artikulli i mëparshëmPas fitores së Anxhela Peristerit, reagon Enxhi Nasufi: Bëni kurs aktrimi kur të fitoni…
Artikulli i radhës“Qeveria që nuk ndihmon nevojtarët, por i fal 37 mln $ Safet Gjicit”, Tabaku: T’i japim fund abuzimit me taksa në kurriz të shqiptarëve