Mutacioni/ Çfarë qëndron pas variantit të ri të koronavirusit?

    0
    Mutacioni/ Çfarë qëndron pas variantit të ri të koronavirusit?

    Mutacionet e koronavirusit po shkaktojnë shqetësim në mbarë botën. Dy raste të një varianti agresiv të Covid nga Afrika e Jugut janë zbuluar në Britaninë e Madhe. Por çfarë fshehin këto mutacione të reja?

    “Ky variant i ri është shumë shqetësues pasi transmetohet më shpejt,” tha Ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock. “Duket se virusi ka pësuar mutacione të tjera në ndryshim nga varianti i ri i zbuluar në Britaninë e Madhe”.

    Varianti përbën 90 përqind të infeksioneve të reja

    Shkencëtarët në Afrikën e Jugut janë të bindur gjithashtu se mutacioni i virusit po përhapet më shpejt se i pari. Të gjithë të dhënat të çojnë në këtë drejtim, tha drejtori i institutit kërkimor KRISP, Tulio de Oliviera.

    Mutacioni i ri quhet 501.V2 dhe u zbulua në Kejptaun të premten e shkuar. Në Afrikën e Jugut, më shumë se 14 mijë infeksione të reja janë zbuluar në 24 orët e fundit. Mutacioni përbën mbi 90 përqind të infeksioneve të reja.

    Të rinjtë janë më të prekur

    Dhe: të rinjtë janë veçanërisht më të prekur nga varianti i koronavirusit. Sipas mjekëve, një numër ndjeshëm më i lartë të rinjsh dhe të rejash po infektohen në valën e dytë. Ata po ashtu po vuajnë pasoja më të rënda në mushkëri.

    Sipas FAZ, shkencëtarët afrikanë i prisnin mutacionet e virusit. Por ata janë të habitur se si ky variant u bë kaq shpejt dominues.

    Sipas vëzhgimeve të mëhershme, 501.V2 duket se është më ngjitës se virusi origjinal. Pediatrit po raportojnë një numër gjithmonë e më të lartë fëmijësh në terapi intensive.

    Ekziston mundësia që të mos ketë një lidhje direkte mes mutacioneve në Angli dhe në Afrikën e Jugut. Autoriteti Europian i Shëndetit tha se varianti i Afrikës së Jugut nuk ka lidhje evolucionare me atë në Britaninë e Madhe.

    Si e ndikon vaksinimin?

    Se si ndikon ky variant te vaksinimi, kjo është akoma e paqartë. Strategjitë e mëparshme të qeverisë së Afrikës së Jugut nuk do të ndryshojnë.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kontaktuar shkencëtarët afrikano-jugore, të cilët kanë identifikuar variantin e ri.

    “Ne po punojmë së bashku,” tha epidemiologia e OBSH, Maria Van Kerkhove. “Ata po e rrisin virusin dhe po punojnë me shkencëtarët për të parë se çfarë ndryshimi në sjellje ka ai”.

    Sa i përhapur është varianti?

    “Ne jemi të shqetësuar jo vetëm për Afrikën e Jugut, por për të gjithë Afrikën,” thotë Tulio de Oliveira.

    Mutacioni do të thotë se priten më shumë raste në valën e dytë. Ekziston shqetësimi se Afrika nuk do i shpëtojë mirë valës së dytë, siç ndodhi me valën e parë.

    Sipas Daily Mail, fakti që mutacioni i ri është zbuluar përmes testimeve rutinore, sugjeron se do ketë më shumë raste që tani.

    Afrika e Jugut është një nga venet më të prekura nga virusi në Afrikë. Deri më tani janë 892 mijë raste në vendin me 60 milionë banorë dhe 24 mijë viktima.

    Artikulli i mëparshëmSëmundja dhe problemet me sytë po i rëndojnë shikimin Gattusos
    Artikulli i radhësBB mbështet me 300 mln dollarë NVM-të në Turqi, rrezikojnë të mbyllen nga pandemia