Si Michael Jordan u bë i vetmi atlet miliarder

0
Si Michael Jordan u bë i vetmi atlet miliarder

Fiziku i Micheal Jordan nuk ishte i veçantë.

Sigurisht që ai kishte kualifikime të shkëlqyera atletike, por ka pasur basketbollistë të tjerë më avangardë.

Por askush në të gjithë historinë e këtij sporti nuk ishte aq konkurrues sa Micheal Jordan.

Kjo është arsye pse ai duhet të jetë i lumtur që edhe gati dy dekada pas heqjes dorë nga basketbolli, ai është akoma sportisti më i pasur në botë.

Pasuria e tij ka një vlerë neto prej 2.1 miliardë dollarë, duke qënë i vetmi atlet aktiv osë joaktiv që ka parë nëntë zero në llogarinë e tij, ndërsa i dyti është Tiger Woods me 800 milion dollarë.

Në rastin e Jordanit, nuk ka asgjë që nuk është shkruar për karrierën e tij dhe ndoshta është më mirë të harrohet ajo që është shkruar për karrierën e tij me përpjeken për të luajtur bejsboll.

Por karriera e tij në basketboll nuk ka qënë interesante nga pikëpamja financiare.

Michael Jordan arriti në NBA në 1984 kur  Magic Johnson dhe Larry Byrd pesë vjet më parë sapo kishin shpëtuar kampionatin nga errësira. 

Kështu Jordan bëri vetëm 94 milion në karrierën e tij 15 vjeçare.

NBA bëri hapa të mëdhenj që nga ajo kohë.

 Si rezultat, kontrata e sapo nënshkruar nga Giannis Antetokunbo do t’i sjellë atij 228 milion dollarë në pesë vjet.

Por Jordan nuk u pasurua nga basketbolli, por ishte performanca e tij që e bëri atë ndoshta njeriun më të njohur në botë.

Çuditërisht , kompania me të cilën ai ka lidhur emrin e tij dhe markën e tij-Nike- e nënshkroi para se ai të vinte këmbën në NBA.

Thuhet se Michael në moshën 21 vjeçare donte të përfaqësonte Adidas, pasi atëherë Nike nuk njihej shumë si markë, por e ëma e tij e bindi atë të nënshkruante një marrëveshje me kompaninë Oregon.

Ishte vendimi më i mirë në historinë e tij, sipas themeluesit të Nike, Phil Knight.

Jordan në ndeshjen e tij të parë mbante atletet Nike që më pas u bënë atletet më të kërkuara në histori.

Jordan nga reklamat e  Nikes ka gjeneruar 3.6 miliardë dollarë të ardhura deri në vitin 2020.

Vlerësohet se Jordan vetë merr mbi 130 milion në vit nga Nike.

Por Michael Jordan ndoshta do të ishte një miliardier dhe pa Nike, për shkak të investimit.

Që nga dita e parë kur ai vari këpucët në 2003, ai donte të blinte një ekip në NBA.

Tre vjet më vonë ai u bë aksionier në Charlotte Bobcats, ekipi i Karolinës sët ij të dashur.

Hapin e madh ai e hodhi në 2010 kur bleu 90% të ekipit .

 Si rezultat, kontrata e sapo nënshkruar nga Giannis Antetokunbo do t’i sjellë atij 228 milion dollarë në pesë vjet.

Me sa duket, në gati 40 vitet e saj në sytë e publikut, Air ka luajtur në qindra reklama. 

Disa prej tyre, si i famshmi i Gatorade “Like Mike”, lanë një epokë, ndërsa të tjerat u harruan. 

Por nëse i shtoni të gjitha së bashku, atëherë vlerësohet se pa taksa,reklamat e ndryshme sollën gjithsej 1.7 miliardë dollarë Michael Jordan.

Kështu, Michael Jordan arriti të ulej jashtëzakonisht i vetëm në panteonin e atletëve më të pasur. 

Artikulli i mëparshëmFOTO/ Tifozja e Napolit që po ‘tërbon’ ndjekësit, zhvishet për Krishtlindje
Artikulli i radhësJennifer Lopez pozon për Krishtlindje dhe të gjithë sytë tek ajo