Rama tregon si është ‘rekrutuar’ nga Soros, Fevziu ‘harron’ ta pyesë për ndarjen e Kosovës

0
Constitutional reform—conceived, planned and carried out by Soros  Foundation - Exit - Explaining Albania

Gjatë intervistës së fundit “ndryshe” të Edi Ramës me Blendi Fevziun e cila për shumëkënd krijoi përshtypjen e asaj “të lamtumirës” si kryeministër, u hap edhe tema e marrëdhënieve të tij me manjatin miliarder George Soros.

Edi Rama i cili për dekada ka qenë i rezervuar që të flasë për lidhjen e tij “speciale” me Soros, tregoi për herë të parë publikisht se si është rekrutuar nga Fondacioni i tij përpara se të hynte në politikë.

Kryeministri foli për një “kimi” mes tyre që në takimin e parë në Budapest, thuri lavde ndaj tij, por ju shmang pyetjes se “a është Soros – sponsori i tij?”

Por në këtë pjesë së intervistës ku u fol për marrëdhënien e Ramës më Gerge Soros dhe Fondacionin “Shoqëria e Hapur”, Blendi Fevziu `harroi` që ta pyes për dy çështje dhe enigma të nxehta që artikulohen fortë në Shqipëri dhe Kosovë.

E para është roli i George Soros dhe fondacionit të tij në planin e dështuar tashmë për ndarjen territorial të Kosovës dhe takimet e shpeshta të Ramës, Vuçiç dhe Thaçit me djalin e miliarderit për këtë çështje.

Gjithashtu drejtuesi i emisionit “harroi” që ta pyesë Edi Ramën për rolin e Soros në Reformën në Drejtësi dhe sa njerëz të tij kanë mundur që të infiltrojnë në sistemin e ri!

Pjesë nga intervista ku Edi Rama pyetet për George Soros

Blendi Fevziu: George Soros, çfarë raporti ka pasur me ju? Është folur që keni qenë i shënjuari i tij, është folur që ka qenë sponsori i juaj kryesor politik. Është folur që i është dashur Shqipëria për politika… Por unë po të pyes vetëm për raportin tuaj personal. Kur e keni njohur dhe si ka qenë raporti juaj me George Soros?

Edi Rama: Unë George Soros e kam njohur në vitet ’90, kur nuk isha në politikë, kur më kanë futur në bordin e Fondacionit këtu. Ka qenë dhe Ismail Kadare, Profesor Minga, kanë qenë disa… Dhe kemi shkuar në Budapest. Aty e kam takuar George Soros për herë të parë. U organizua një si drekë pune për t’u prezantuar me bordin e fondacionit. Ishte e bukur se ai ishte në botën e tij dhe ndërkohë që hante, dëgjonte dhe të gjithë po i prezantoheshim. Ai ndiqte zërin, por vazhdonte me të vetën. Kur erdhi radha ime, unë s’fola fare dhe u bë qetësi. Dhe ai ma bëri me kokë. Edhe unë i bëra një pantomimë, çfarë ke? Po ti, më tha mua. Unë çfarë i thashë? Kush je? Unë jam filani. Me çfarë merresh? Merrem me art. Çfarë lloji arti bën? Llojin më të mirë, i thashë. E pa që u bë një ndërveprim, dhe vazhdoi me të tjerët. Kur erdhi këtu herën e dytë, Ismailin e njihte ai, tha përveç këtij a mund të prezantoheni dhe njëherë se nuk më kujtoheni.

Blendi Fevziu: Çfarë raporti keni pasur me të?

Edi Rama: Kam raport fantastik me të. Kam pasur gjithmonë një raport fantastik me të. Nuk ka lidhje fare me këto konspiracionet.

Blendi Fevziu: Ju ka ndihmuar në politikë?

Edi Rama: Sorosi është një personazh i jashtëzakonshëm, është një njeri që bëri një sukses të hatashëm, përmbysi botën me ato goditjet që i bëri bursave. Në momentin që u bë George Sorosi i njohur në të gjithë botën, dhe që zotëronte një pasuri marramendëse, pasurinë e vetë e vuri në dispozicion të idesë së vetë, shoqërisë së hapur. Ai është marrë me filozofi dhe ka atë idenë e shoqërisë së hapur dhe është një njeri që ka financuar pafund për të ndihmuar shoqërinë e hapur, për të stimuluar njerëz në shoqërinë civile. Këto teoritë e tjera të konspiracionit janë…

Blendi Fevziu: Vazhdoni ta ruani raportin?

Edi Rama: Gjithmonë, por sigurisht nuk takohemi shpesh, takohemi rrallë. Ai tani është në një moshë që…

Artikulli i mëparshëmJennifer Lopez pozon për Krishtlindje dhe të gjithë sytë tek ajo
Artikulli i radhësDebat me të birin në rrugë, policia shoqëron ish-gjyqtarin e Apelit Alaudin Malaj