Debat me të birin në rrugë, policia shoqëron ish-gjyqtarin e Apelit Alaudin Malaj

0

Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj është shoqëruar në komisariatin e policisë ditën e sotme. Ai ka pasur një mosmarrëveshje me të birin për një makinë, gjë që ka detyruar efektivët e policisë të ndërhyjnë.

Në korrik të këtij viti, gjyqtari Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen nga Gjykata e Apelit teksa ende nuk kishte dalë në vetting. Alaudin Malaj, është gjyqtari që bëri publik vendimin e dënimit në Itali të Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Famir Xhafaj.

Artikulli i mëparshëmRama tregon si është ‘rekrutuar’ nga Soros, Fevziu ‘harron’ ta pyesë për ndarjen e Kosovës
Artikulli i radhës“Do t’i vëmë dinamitin kësaj”, Rama lajmëron shembjen e godinës së Infektivit