Duke filluar nga 27 dhjetori kushdo që udhëton me avion në Turqi do i duhet të ketë me vete një test PCR apo tampon negativ për COVID-19, të bërë brenda 72 orëve të fundit. E njëjta gjë dhe për persona që udhëtojnë në rrugë tokësore, por për ta masat nisin nga 30 dhjetori. Këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 1 mars 2021.
Lajmi është dhënë nga ambasada turke në Tiranë, e cila njofton masat e reja të vendosura nga autoritet turke për pandeminë. Gjithashtu bëhet me dije se udhëtarët që nuk janë pajisur me përgjigjen e testit, do të karantinohen për 7 ditë dhe më pas do t’i nënshtrohen tamponimit.
NJOFTIMI
- “Duke filluar nga data 27 dhjetor 2020, të gjithë pasagjerët do të duhet të posedojnë një test negativ Sars-Cov-2 PCR, të kryer të paktën 72 orë para hyrjes së tyre në Turqi.
- Pasagjerët që nuk do të tregojnë testin negativ PCR do të karantinohen në adresën e tyre (shtëpi, hotel, etj.), ku kanë deklaruar se do të qëndrojnë. Ata që nuk kanë deklaruar adresë në Turqi do të vendosen në karantina të zgjedhura nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë.
- Në ditën e 7-të të karantinimit, pasagjerët do të testohen. Karantina do të ndërpritet për ata që kanë një rezultat testimi negativ. Pasagjerët me rezultatin e testit pozitiv do të trajtohen në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë Turke për COVID-19.
- Këto masa do të jenë në fuqi deri më 1 mars 2021.
Shënim: Pasagjerët të cilët e kanë Stambollin transit janë të përjashtuar nga rregullat më lart. Për ta nuk kërkohet një test negativ Sars-Cov-2, por duhet të jenë të mirëinformuar në lidhje me rregullat në shtetet në të cilat kanë destinacionin final.
Të gjithë pasagjerët, edhe nëse Stambolli është tranzit, do të duhet të posedojnë një test negativ Sars-Cov-2 PCR, të kryer të paktën 72 orë para hyrjes së tyre në Turqi, duke filluar nga data 29 Dhjetor 2020.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj për zbatimin e kërkese.”