Është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në qytetin e Vlorës.
Shkak për këtë vendim është bërë moti i keq, që ka përfshirë vendin ditën e sotme, me reshje shiu dhe dëbore.
Mbrëmjen e fundit Vlora u përfshi nga erërat e forta dhe shiu i dendur, teksa probleme ka pasur edhe në veri me reshjet e borës, por tek kjo e fundit nuk ka probleme sa i përket akseve rrugore të cilat janë të gjitha të qarkullueshme pa zinxhirë.
NJOFTIMI ZYRTAR
Ne baze te parashikimit te kushteve hidrometeorologjike per 72oret e ardhshme ne portin e Vlores dhe jashte saj per datat 27-28-29-30.12.2020 do te jene si me posht : era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 5-6bft brenda gjirit te Vlores;
era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 6-7bft 10-15m/s deri 7-8bft 15-20m/s jashte.
Permiresimi i kushteve hidrometeorologjike do te jete ne daten 30.12.2020 mbas ores 22:00.
Jane pezulluar lundrimi i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit.