322 kilogramë hashash nga Shqipëria/ Arrestohet në Korfuz 60-vjeçari shqiptar

0

Policia greke ka arrestuar në ishullin e Korfuzit, një 60-vjeçar shqiptar, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas policisë së ishullit, 60-vjeçari u ndalua pasi në bregun e detit gjatë shkarkimit të ngarkesës, iu gjet një sasi prej 322 kg kanabis sativa. Lënda narkotike ishte ngarkuar në brigjet shqiptare të Ksamilit ose Butrintit e më pas pritej të transportohej në Athinë.

Ngjarja ndodhi mesnatën e së dielës dhe mediat greke shkruajnë se nuk dihet ende identiteti i zotëruesit të saj. Policia vijon hetimet për 60-vjeçarin, nëse ai i përket një grupi të strukturuar kriminal, pasi një sasi e tillë droge, duket të jetë e pamundur që të posedohet dhe të trafikohet nga një person i vetëm.

Artikulli i mëparshëmBallkani Perëndimor/ Miratohet nga KE paketa financiare 70 milion euro për vaksinën kundër COVID-19
Artikulli i radhësBasha flet për planin e PD në lidhje me Bujqësinë: Do t’i mbështesim fermerët me subvencione 100 milionë euro në vit