‘Pse më sheh, a e di që jam…’, biznesmenin te ‘Xhamlliku’ e gjen belaja, klienti i shkon dhe i bën sherr

0
Përleshje në një lokal në Mitrovicë, dy persona bëhen për spital - Kosova  Info

Pyetja ‘pse më shikon’ vazhdon të jetë një shkak për sherr në vendin tonë.

Mund të duket paradoksale, por kallëzimi është mbajtur shënim në komisariatin numër katër në Tiranë, pohon një burim policor që pasi ka hetuar e ka bindur klientin që të plotësohet dëshira e pronarit dhe ai mos ta frekuentojë më këtë lokal. Bëhet me dije se shtetasi me inicialet SH. K. i moshës 50 vjeç, i cili është pronar i një lokali pranë zonës së Xhamllikut është paraqitur dy javë pas sherrit në polici.

I kanosuri pasi e ka menduar dhe stërmenduar gjatë dhe nga meraku se kjo grindje mund të kishte një prapaskenë tjetër, është bindur se duhej të njoftonte uniformat blu, pasi sipas tij është e pamundur që dikush mund të kërkojë llogari vetëm pse i hodhe sytë.

Por për policinë pranohet zyrtarisht se janë trajtuar dhe pyetur klientë dëshmitarë okularë, përpara se klienti t’i drejtonte pyetjen pronarit, për të zbuluar nëse realisht kishin apo jo konflikte të mëparshme, apo nëse pas kësaj skene fshihej diçka tjetër. Në përfundim klienti i çuditshëm pasi ka dhënë dëshminë e tij, është revoltuar dhe ka deklaruar: nuk do shkoj më në këtë lokal.

Si ndodhi ngjarja?

E thënë prej pronarit të lokalit, pragmbrëmja e para dy javëve në barin e tij ishte si çdo ditë tjetër. Një klient hyri dhe bëri porosinë. Deri këtu asgjë ndryshe. “Ai porositi një gotë verë, porosinë po e mbyllte kamarierja që quhet N.B. Unë isha në një tavolinë dhe po haja. Klienti tha pse po më shikon me inat. Më pas shkoi tek banaku dhe pyeti pse nuk më solle qofte. I kërkova të ulej se sapo kishte ardhur, por ai nisi të më ofendojë dhe pyeste pse më pe me inat”.

Klienti të cilit është tentuar t’i shërbehet me shpejtësi ashtu siç ai kishte porositur gotën e verës, ka nisur të flasë për veten dhe të kërcënojë. “Shikoni si i kam këmbët na tregoi, u shqetësuam dhe ndonëse nuk e njihnim dhe ishte hera e parë që e shikonim dhe as që e njihnim nxituam t’ia mjekonim me jod. Nuk e dimë se ku ishte dëmtuar. Pastaj ai filloi të tregojë se kishte qenë në bùrg dhe ishte i fortë dhe se nuk pyeste për askënd. Nuk ishte i qetë.

Në nerva e sipër më tha: jam djali i J., qofsh shëndoshtë ia preva, aty ai u revoltua më keq. Më goditi me grushte. Jam djali i J. përsëriti, a e di që kam bërë burg dhe s’pyes për kënd. Më goditi dhe u mbrojta me grushte. I kërkoja të qetësohej dhe s’po kuptoja ç’po ndodhte, pse po sillej ashtu dhe pse po kërcënonte”, thekson 50-vjeçari, i cili i bindur se mund të ketë ndonjë shkak tjetër e gjithë kjo ngjarje vendosi të ishte sa më transparent me pòlicinë. Një burim policor thotë se kanë pyetur gjithë stafin, por të çuditur ata mbi të gjitha kanë pyetur Sh. K se përse ishte paraqitur me kaq vonesë dhe jo menjëherë pas sherrit.

“Jam menduar këto ditë, a mund të ndodhë një sherr për kaq gjë pavarësisht se e ndihmova dhe kam vrarë mendjen, por nuk kam konflikte me persona, as në ambientin e punës. Në pamje të parë ky njeri dukej si i droguar, por më mirë që policia të ketë dijeni e të hetojë në rast se është kaq banale të më vini në dijeni që të qetësohem”.

Policia përmend më tej se denoncuesi është shqetësuar akoma më tej, kur pas grindjes të nesërmen nga stafi i lokalit është njoftuar që një burrë bashkë me të birin kishte shkuar në biznes dhe e kishte kërkuar.

“Ky klient kishte ardhur prapë në lokal bashkë me të atin, të cilin as atë nuk e njoh. U interesova dhe më treguan se ky J. ka një lokal tek rruga e spitaleve, më treguan që ky djali është shumë problematik dhe që ka dalë nga bùrgu, por edhe sot që po flas nuk e di arsyen se përse u konfliktua me mua”, këmbëngul burri.

Në ditët në vazhdim klienti i çuditshëm është kthyer sërish. “Më telefonoi kamarierja, më tha klienti ka ardhur sërish. Ka porositur dhe po sillet mirë, spo bën shamatë dhe është me një person tjetër. Dy klientë të tjerë më treguan se ai kishte me vete një thikë që i dallohej. Kërkoj që ky person të më lërë të qetë, mos të vijë në lokalin tim, nuk e njoh as atë as babain e tij. Kërkoj që ky person të zbulohet çfarë përfaqëson”.

Burimet shtojnë se pasi është zbuluar identiteti i klientit është thirrur shtetasi për tu pyetur në komisariat. Agjenti e pyet shtetasin.

Kur kamerierja të solli verë ti e pyete, pse më shikon me inat, pastaj kërkove llogari pse nuk më solle qofte. Ç’mund të na thoni për këto fakte?

I Riu: Jam i çuditur pse ky shtetas më ka kallëzuar,  mbaj mend që kam shkuar disa herë tek lokali tek Xhamlliku, me shokë apo vetëm, ka drekuar dhe kam ikur. Kam qenë me shokë, kam mbaruar së ngrëni, kam paguar dhe kam dalë. Nuk e njoh shtetasin SH.K. dhe me thënë të drejtën tani që mësova se më ka kallëzuar, vendosa mos të shkoj më në këtë lokal.

/Gazeta SI

Artikulli i mëparshëmNuk i foli policit maqedonisht dhe thirret në polici, i riu kërkon ndihmë: Gjuhën shqipe e kam të shenjtë
Artikulli i radhësSkocia kufizon lëvizjen sërish, vendos mbylljen e shkollave deri në muajin shkurt