Moti i keq, ARRSH tregon rrugët ku ka probleme

0

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se si pasojë e shirave të dendura ka pasur rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës, si në segmentin Ura e Kranesë-Syri i Kaltër. Sipas ARRSH në këtë segment rrugor u puna me mjete e punëtorë dhe rruga tashmë është e hapur. Ndërkohë në segmentin rrugor Elbasan-Qafë Thanë ka pasur rënie materialesh dhe prurje aluvionesh në trupin e rrugës është punuar me grupet e punës dhe makineri, nuk probleme me qarkullimin. Po ashtu edhe në Berat-Corovodë ka pasur disa problematika por rruga është e kalueshme.

Artikulli i mëparshëm8 mijë ushtarë amerikanë do të “pushtojnë” Shqipërinë në pranverë
Artikulli i radhësKim dhe Kanye në luftë për vilën 60mln dollarëshe