ZBULIMI: Premtimi i Erdoganit për 100 ton ar dhe ç’lidhje ka kjo me Ertugrulin

0
This image has an empty alt attribute; its file name is 120211262218606-1.jpg

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se vendi i tij dëshiron të rrisë prodhimin e arit në 100 tonë në vit brenda pesë viteve. Ai tha se Turqia vendosi një rekord në historinë e republikës në prodhimin e arit vitin e kaluar. Ai vuri në dukje se prodhimi turk i arit arriti 42 tonë, që do të thotë 2.4 miliardë dollarë në ekonominë e vendit.

Turqia së fundmi zbuloi një depozitë të madhe ari në qytetin Sogut në Anadollin veriperëndimor. Ari u zbulua nga Fahretin Pojraz, i cili drejton kooperativat e kreditit bujqësor të Turqisë dhe është pronari i ndërmarrjes së prodhimit të plehrave “Gubretas”, njoftoi media turke.

“Po flasim për arin me vlerë gati gjashtë miliardë dollarë. Brenda dy viteve, ne do të nxjerrim arin e parë, i cili do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë turke”. tha Pojraz, raportojnë mediat turke.

Pas lajmit, aksionet e ndërmarrjes që ai zotëron u rritën dhjetë përqind.

Zbulimi i arit po entuziazmon seriozisht Turqinë, pasi studimet e fundit vlerësojnë se ajo është një pjesë e vogël e rezervave të fshehura të arit.

Depozita e arit ndodhet afër vendit ku u varros Ertugrul, babai i themeluesit të Perandorisë Osmane, Osmani I.

Artikulli i mëparshëmGjykata peruane nxjerr rezolutë: Covid-19 është një shpikje e elitave kriminale botërore, me në krye Soros, Rockefeller dhe Gates
Artikulli i radhësEuropol: Kështu e shkatërruam Tregun e Errët