Miliarderi Bill Gates blen 242 mijë hektarë tokë bujqësore në SHBA.Bill Gates, njeriu i katërt më i pasur në botë që është i njohur për aftësitë e tij programuese, ka blerë 242 mijë hektarë tokë bujqësore në mbarë SHBA-të – mjaftueshëm të jetë pronari më i madh i një toke private bujqësore në Shtetet e Bashkuara.
Pas raportimeve të shumta që ka blerë tokë bujqësore në vendet si Florida dhe Washingtoni, Land Report ka zbuluar që Gates që sipas revistës Forbes ka pasuri neto që kap vlerën e rreth 121 miliardë dollarëve, ka krijuar një portofol të tokës bujqësore që përfshijnë 18 vende.
Pronat e tij më të mëdha janë në Louisiana (69.071 hektarë), Arkansas (47.927 hektarë) dhe Nebraska (20.588 hektarë). Përveç kësaj, ka edhe një pjesë të tokës prej 27.750 hektarë në anën perëndimore të Phoenix, Arizona, e cila po zhvillohet si një periferi e re.
Sipas hulumtimeve të Land Report, toka mirëmbahet drejtpërdrejt edhe përmes subjekteve të pavarura si Cascade Investments, aset personal i investimeve të Gates.
Investimet e tjera nga kjo kompani përfshinë kompaninë e sigurisë ushqimore Ekolab, kompania e shitjes së veturave të përdorura Wrum dhe hekurudhat kombëtare kanadeze.
Edhe pse është për t’u habitur që miliarderi i fushës së teknologjisë mund të jetë gjithashtu pronari më i madh i tokës bujqësore në SHBA, kjo nuk është e vetmja blerje e Gates në bujqësi.
Gjatë vitit 2008, Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, paralajmëruan një grant prej 306 milionë dollarëve për të promovuar bujqësinë e qëndrueshme, me rendiment të lartë midis fermerëve të vegjël në Afrikën sub-sahariane dhe Azinë Jugore.
Fondacioni ka investuar më tej në zhvillimin dhe përhapjen e “super kulturave” rezistente ndaj ndryshimeve klimatike, dhe lopëve qumështore me rendiment më të lartë.
Vitin e kaluar, organizata njoftoi se Gates Ag One, një organizatë jofitimprurëse që promovon këto përpjekje.
Nuk është plotësisht e qartë se si përdoret toka bujqësore e Gates, apo nëse ndonjë prej tokave po lihet mënjanë për konservim.
Sidoqoftë, ka disa tregues që toka mund të përdoret në një mënyrë që përputhet me vlerat e fondacionit.
Cottonwood Ag Management, një degë e Cascade, anëtare e Leading Harvest, një organizatë jofitimprurëse që promovon standarde të qëndrueshme bujqësore që i japin përparësi mbrojtjes së të korrave, tokës dhe burimeve ujore.