Franca nuk ka mjaftueshëm mjekë

0

Në Francë, personat mbi moshën 75 vjeçare do të jenë në gjendje të vaksinohen në shtëpitë e tyre nga nesër, por ekziston frika se nuk do të ketë mjaft mjekë për të mbuluar vaksinimin.

Jacques Battistoni, presidenti i sindikatës së praktikave të përgjithshme MG, tha se priste vështirësi tashmë në javën e parë, shkruan lejdd.fr.

Franca, e cila tejkaloi numrin e 70 mijë vdekjeve nga coronavirusi fundjavën e kaluar, nesër do të fillojë një fushatë vaksinimi për njerëzit mbi moshën 75 vjeç.

Mjekët po punojnë në rritjen e kapaciteteve të fabrikës së Pfizerit në Belgjikë, dhe kompania partnere BioNTeh njoftoi e kjo do t’u mundësojë atyre që të rrisin prodhimin e vaksinës në tremujorin e dytë të vitit.

Dorëzimet e vaksinës Pfizer sipas orarit të përcaktuar më parë do të normalizohen pas 25 janarit.

Artikulli i mëparshëmSHBA-ja kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalnyt
Artikulli i radhësEgjipti njoftoi zbulime të reja arkeologjike “që do të rishkruajnë historinë” e Saqqara