Egjipti njoftoi zbulime të reja arkeologjike “që do të rishkruajnë historinë” e Saqqara

0

Autoritetet egjiptiane njoftuan të shtunën zbulimin e mbetjeve të një tempulli dhe pjesëve të shumta arkeologjike, përfshirë arkivole nga 3,000 vjet më parë, të cilat hedhin dritë mbi adhurimin e Mbretit Teti gjatë Mbretërisë së Re (1,550 para Krishtit – 1,069 para Krishtit) të Egjiptit të Lashtë. 

Pikërisht, zbulimet ndodhen pranë piramidës së Teti, në Saqqara, në jugperëndim të Kajros, ku gjenden strukturat e para funerale me këtë formë dhe ku arkeologët egjiptianë kanë gjetur thesare të pafund që nga viti 2018.

Një mision i përbashkët i Këshillit të Lartë të Antikiteteve dhe arkeologut të famshëm Zahi Hawass qëndron pas zbulimeve të fundit të njoftuara sot që do të “rishkruajnë historinë e kësaj zone, veçanërisht gjatë dinastive 18 dhe 19 të Mbretërisë së Re, gjatë Mbretit Teti”, thuhet në një deklarate.

Në shënim, Hawas theksoi se misioni ka gjetur funerale në tempullin e Mbretëreshës Naraat, gruas së Teti, si dhe tre depo në anën juglindore të saj, ku ishin depozituar mjete që ishin përdorur gjatë asaj kohe.

Gjithashtu janë gërmuar 52 puse, me thellësi midis 10 dhe 12 metra, brenda të cilave ishin fshehur më shumë se 50 arkivole prej druri nga Mbretëria e Re, të cilat janë të vjetër 3,000-vjeçar.

Arkivolet kanë një formë njerëzore dhe në sipërfaqen e tyre janë përshkruar skena të perëndive që adhuroheshin në atë periudhë, si dhe pjesë nga Libri i të Vdekurve që ndihmojnë të ndjerin të bëjë udhëtimin në botën tjetër, sipas besimeve të egjiptianëve të lashtë.

Përveç kësaj, një numër i madh i qeramikës së Mbretërisë së Re janë zbuluar, përfshirë disa që provojnë ekzistencën e marrëdhënieve tregtare midis Egjiptit dhe Kretës.

Egjipti shpreson që vendet e tij me vlera të mëdha historike do të rigjallërojnë turizmin. Ky sektor jetësor për ekonominë kombëtare kishte lulëzuar edhe një herë, duke arritur një rekord 13.6 milionë vizitorë në vitin 2019, para se coronavirusi i ri të largonte përsëri turistët e huaj.

Artikulli i mëparshëmFranca nuk ka mjaftueshëm mjekë
Artikulli i radhësHumbi bastin, turku mbulon veturën e tij me 11 mijë domino