Gjithçka shkon keq për Zidane: Francezi në karantinë, rezultoi me Covid-19

0

Zinedine Zidane ka rezultuar pozitiv me Covid-19: Real Madrid e njoftoi lajmin përmes faqes së tij zyrtare. Trajneri francez tani do të hyjë në një periudhë izolimi. Ky është edhe shkaku që tekniku francez ka munguar në pankinë në fitoren 1-4 kundër Alaves. Një tjetër goditje e rëndë për Zizou pas kritikave për eleminimin nga Kupa e Mbretit kundër Alcoyano, një ekip i divizionit të tretë, i cili për shumë specialistë ka vënë në rrezik stolin e tij.

Zidane është i fundit i një serie të gjatë të të teseruarve të Real Madrid që janë infektuar me Covid-19. Nacho Fernandez duhej të hiqte dorë nga sfida e mesjavës me Alcoyano pas një tamponi pozitiv: duhet të kishte filluar si titullar, duke pasur parasysh mungesën e Raphael Varane dhe Sergio Ramos, por planet u ndryshuan në minutën e fundit

Luka Jovic, i cili kohët e fundit u largua nga Real Madrid për t’u bashkuar me Eintracht Frankfurt në huazim, është një tjetër lojtar Blancos që rezultoi pozitiv këtë sezon. Eden Hazard, Casemiro dhe Eder Militao gjithashtu janë futur në karantinë në intervale të ndryshme kohe ndërsa klubet në të gjithë botën përballen me pandeminë globale. Do të jetë ndihmësi i trajnerit francez, Davide Bettoni ai që do të merret me çështjet e ekipit të parë për momentin. E duke parë rezultatin e debutimit tek merengues kanë nisur të shpresojnë…

Artikulli i mëparshëmShkatërroi Milanin, Gasperini nuk fshihet: “Superiorë në gjithcka”
Artikulli i radhësMbi njëmijë satelitë Starlink në atmosferë, lëshohen edhe 60 të tjerë