Iu ndalua kandidimi në zgjedhje nga Gjykata Supreme, reagon Kurti

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendsoje, Albin Kurti reagon pas vendimit të  marrë nga Gjykata Supreme, që ai të mos marrë pjesë zgjedhje.

Gjatë vizitës në Prizren, Kurti tha se ende nuk e ka parë vendimin e Supremes, duke shtuar se pasi ta shohë do të ndërmarrë analaiza për hapa të mëtejshëm.

“Secili duhet ta mbështet listën e VV-së. Neve na duhen 61 deputetë. Të votohet masivisht ashtu sic ka aplikuar mërgata jonë. Më 14 shkurt le ta bëjmë festë të VV-së. Unë nuk e kam parë atë vendim, kur të vjen në zyrën e LVV-së, e trajtojmë dhe e analizojmë se çfarë hapa do të ndërmarrim më tutje, që të ankohemi nëse është kështu”, ka thënë Kurti.

Në vendimin e Supremes thuhet se kandidatët për deputetë, Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, duhet të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së, duke lënë kështu jashtë liste liderin e VV-së, Albin Kurtin.

Artikulli i mëparshëmShifrat mbeten të larta/ 896 raste të reja me Covid në Shqipëri, 8 jetë të humbura
Artikulli i radhësHungaria vendi i parë i BE që miraton vaksinën kineze kundër Covid