Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, fatkeqësisht ka humbur bashkëshortin. Mësohet se shkak është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ai vuante kohëve të fundit. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta në Ministrinë e Kulturës. Homazhet për të ndjerin do të zhvillohen nesër në orën 09:00 dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit në Tufinë. Elva Margariti u bë pjesë e kabinetit “Rama 2” në dhjetor të vitit 2018.