Kriset marrëdhënia mes motrave Kardashian. Njëra prej tyre largohet përfundimisht nga seriali

0

Duket se njërës prej motrave më të famshme të showbiz-it ju sos durimi, mbase dhe nga vëmëndja e tepërt e telekamerave, aq sa mjaftoi një situatë mes tyre për të përfunduar në një sherr të dhunshëm.

Gjatë episodit të “Keeping Up With the Kardashians,” Kourtney njoftoi zyrtarisht se ajo do të largohet nga seriali pas konflikteve të vazhdueshme që ka pasur me motrat.

Gjithashtu tha se, do të rikthehet të xhirojë për disa momente të veçanta.

Kourtney dhe Kim u përleshën fizikisht dhe shokuan fansat e familjen, ky fakt bëri që xhirimet të ndalonin për një javë dhe Kourtney dhe Kim biseduan për të zgjidhur situatën.

Më pas u nisën në një udhëtim të planifikuar për në Armeni që zbuloi më tej acarimin e Kourtney-t me jetën publike.

“I dua fansat, më pëlqen të flas me ta, thjesht mendoj se duke marrë parasysh gjithë gjërat që kanë ndodhur mes meje dhe motrave të mia, ky udhëtim duhej të ishte më privat,” thotë Kourtney në një nga intervistat në serial.

Pas një bisede të sinqertë që  patën të treja, Kim, Khloe dhe Kourtney, kjo e fundit përfundoj e përlotur.

“Ndihem si një kavje që vjen vërdallë pambarimisht. Nuk e bëj dot më,” tha Kourtney. “Kam vendosur të tërhiqem nga seriali dhe të xhiroj vetëm gjërat që më duken interesante ose emocionuese.”

Nuk dihet ende sa do të dalë Kourtney në serial, por mungesa e saj do të ndihet/Refinery29

Artikulli i mëparshëmBylykbashi/ Kryeministri po shkel kushtetuten. Kritika të forta për aktin normativ
Artikulli i radhësRama/ Lëshimet “me pikatore” lidhur me masat ndaj COVID-19. Do lehtësojmë fashën orare apo lëvizjen me automjet për punë