
Presidenca e Interit Suning eksploron tregun për të kërkuar investitorë të rinj të gatshëm të bashkohen me Interin pasi bisedimet me BC Partners përfunduan pa ndonjë marrëveshje. Kjo u konfirmua sot nga agjencia Reuters, duke shtuar se gjigandi kinez që zotëron 68.5% të aksioneve të zikaltërve po shqyrton opsione të ndryshme për të pompuar burime të reja në arkat e klubit, të zbrazura nga pandemia Covid-19.
Ofertat për shitjen e aksioneve ishin më të larta sesa ato që BC Partners do të ishin të gatshëm të ofronin. Familja Zhang vendosi çmimin e shitjes në një miliard euro për të gjithë paketën, duke përfshirë borxhin, shumë e lartë për fondin e Londrës që ishte gati të ofronte rreth 750 milion euro.Një burim pranë Suning tha se investitorët e tjerë të mundshëm tani mund të hyjnë në lojë, të tilla si fondi i investimeve Fortress dhe fondi sovran i pasurisë Abu Dhabi Mubadala.
Në të kaluarën kanë blerë edhe 10% të aksioneve të Ferrarit, por të cilat i kanë shitur disa kohë më pas. Ata do të futeshin tek Interi duke blerë kështu 31% në dorën e Lion Rock Capital. Një zgjidhje kjo që do i jepte mundësi Steven Zhang të ishte ende president i klubit.
