
Një televizion publik serb RTC ka nxjerrë disa pamje nga bombardimet e NATO-s në pranverën e vitit 1999 ndaj ushtrisë së Millosheviçit, e cila po masakronte civilët e pambrojtur në Kosovë.
Duke mos pranuar asnjë prej masakrave, ndërkohë që lavdëron ushtarët e tyre për çfarë po bëjnë në Kosovë, televizioni në fakt ka nxjerrë pamje të avionëve të NATO-s që fluturojnë dhe bombardojnë sipër kokave të çetnikëve, raporton abcneës.
Këta të fundit arratisen nga sytë këmbët përballë një ushtrie si ajo e NATO-s, ndërsa më herët treguan se nuk stepeshin as përballë fonjeve në djep duke masakruar këdo që i dilte para.
