Perëndimorët shumë të zëmëruar pas dënimit të Navalny-t

0

Alexei Navalny u dënua të martën me 2 vite e gjysmë burgim nga gjykata e Moskës. Të shumtë ishin ata që u indinjuan nga ky vendim dhe iu kthyen presidentit rus Putin si shkakëtari për helmimin e kritikut më të njohur të Kremlinit.

Përveç protestave të shumta që kanë mbërthyer Rusinë, reagime të ashpra kanë ardhur edhe nga liderët europianë por edhe ata amerikanë. BE, SHBA, Britania e Madhe, Franca, ashtu si dhe Gjermania e kanë kritikuar ashpër vendimin për Navalnyn. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh me shqetësim për dënimin e kritikut të Putin. Edhe kancelarja Merkel e ka kritikuar dënimin kundër kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny si “larg çdo ligjshmërie”.

Artikulli i mëparshëm33-vjeçari pa zemër nga Spanja në Tiranë, Saimir Sula i shkruante motrës: Po më marrin frymën, po vdes
Artikulli i radhësNjë 15-vjeçare ndërron jetë prej COVID-19 në Greqi