Një 15-vjeçare ndërron jetë prej COVID-19 në Greqi

0

Koronavirusi nuk po kursen as fëmijët. Mediat në Greqi raportojnë së një vajzë 15-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërkohë raportohet se e mitura kishte edhe sëmundje të tjera.

Vajza ka ndërruar jetën disa orë pasi u shtrua në spitalin e Thebës.

15-vjeçarja u shtrua këtë mëngjes në spitalin e Thebes me simptoma të virusit. Fatkeqësisht, ne u informuam për ngjarjen e pakëndshme dhe u bëj thirrje qytetarëve për kujdes të madh dhe respektim të rreptë të masave”, tha kryetari i bashkisë së Thebës.

Ndërkohë nëna e 15-vjeçares ndodhet e intubuar në spital.

Ky është rasti i parë në Greqi ku një fëmijë humb jetën nga koronavirusi.

Artikulli i mëparshëmPerëndimorët shumë të zëmëruar pas dënimit të Navalny-t
Artikulli i radhësPërfundojnë në pranga 2 shqiptarët (Ja shuma marramendëse që do përfitohej nga shitja e 324 kilogramë kokainë)