Elvana Gjata feston sot ditëlindjen dhe këngëtarja mbush plot 34 vjeç.Artistja e njohur ka lindur më 3 shkurt të vitit 1987, prandaj sot është një ditë feste për të.
Aktorja i ka munguar fansave të saj jo vetëm me projekte të reja muzikore, por edhe me postime në rrjete sociale.Megjithatë, në fund të vitit të kaluar ajo nisi të publikonte disa foto e video, shumica e të cilave ishin me prindërit e saj.
Kjo sepse pas pandemisë, Elvana vendosi të kalonte më shumë kohë me ta dhe t’u qëndronte afër sa më gjatë.Ndërkohë, fotot e fundit të saj janë realizuar në studion koreografike të Albi Nakos, në të cilat shfaqet duke kërcyer.
Edhe pse nuk ka shkruar asgjë krahas tyre, fansat janë të bindur se diçka po kurdis e madje mund të jetë duke u përgatitur edhe për ndonjë projekt muzikor.