Çfarë po planifikon? Presidenti Erdogan paralajmëron një ndryshim të madh në Turqi: Do t’i zbulojmë së shpejti detajet!

0
Çfarë po planifikon? Presidenti Erdogan paralajmëron një

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka dalë me një deklaratë të fortë dje.

“Është koha për të diskutuar hartimin e një kushtetute të re”, paralajmëroi dje Erdogan në një deklaratë në Kompleksin Presidencial të Ankarasë.

Me këtë rast ai ka nënvizuar se partia e tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim  dhe aleati i saj, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) kanë rënë dakord mbi planin.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se ndryshimet në kushtetutë duhet të bëhen në një mënyrë transparente.

Referendumi kushtetues i vitit 2017 u kërkoi votuesve të vendosnin për një projektligj prej 18 nenesh që kalonte nga sistemi parlamentar në atë presidencial, midis ndryshimeve të tjera.

“Paketat tona të reformave do të zbulohen së shpejti në detaje të plota”, citohet të ketë thënë presidenti turk, duke shtuar se reformat do të kryhen në gjyqësor dhe ekonomi.

Gjatë paraqitjes së tij, Erdogan gjithashtu preku zhvillimet ekonomike, duke thënë se Turqia ka përballuar mirë pasojat e pandemisë në vazhdim.

Artikulli i mëparshëmElvana Gjata feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush këngëtarja
Artikulli i radhësDritë në fund të tunelit! Publikohet studimi i fundit, vjen lajmi fantastik nga lufta me koronavirusin