Bora Zemani mungoi ditën e djeshme në emisionin “Për’puthen” për shkak të infektimit me Covid-19. Ndërkohë Bora ka reaguar në rrjete sociale pasi lajmi i infektimit u bë publik. Ajo ka postuar në Instagram një foto të saj, por ka treguar se është realizuar disa kohë më parë. Moderatorja është shprehur se është ruajtur shumë për gjithë këto muaj, por nuk i shpëtoi dot infektimit. Ajo ka treguar se është nën kujdesin e duhur dhe se ka nisur menjëherë të marrë ilaçe.
“Faleminderit per gjithe urimet tuaja! Po jetojme ne kohe te veshtire, kohe pandemie! Si nje “frikacake” jam ruajtur gjithe vitin duke respektuar te gjitha masat antiCovid por ja… nuk shpetova dot. Gjithsesi une kam nisur mjekimin dhe jam nen kujdesin e duhur. Shpresoj te shihemi sa me shpejt. Kujdesuni per veten dhe te afermit tuaj! Shendeti mbi te gjitha! Ps: kjo eshte nje foto e shkrepur me pare dhe nuk ka aspak lidhje me fytyren time ne kete moment. Po ua kursej kete!”, shkruan Bora.