Vaksina e Oksfordit do të testohet për herë të parë tek fëmijët, zbulohet arsyeja e këtij vendimi

    0
    Astrazeneca Oksford 780x439

    Universiteti i Oksfordit ka nisur për herë të parë studimin e vaksinës së saj kundër coronavirusit tek fëmijët.

    Sipas medieve të huaja, vaksina e zhvilluar me AstraZeneca ka për qëllim të vlerësojë kësaj radhe sigurinë dhe përgjigjen imune tek të rinjtë.

    Testimi i ri në fazën e mesme do të përcaktojë nëse vaksina është efektive tek njerëzit midis moshës 6 dhe 17 vjeç, bazuar në deklaratën e Universitetit të Oksfordit.

    Rreth 300 vullnetarë do të regjistrohen në këtë testim derisa inokulimet a para priten këtë muaj.

    Vaksina me dy doza e Okfsordit-AstraZeneca është më e lirë dhe më e lehtë për t’u shpërndarë.

    AstraZeneca ka për synim që të prodhojë 3 miliardë doza këtë vit dhe synon të prodhojë mbi 200 milionë doza në muaj deri në prill.

    Artikulli i mëparshëmHajduti tenton t’i vjedhë makinën, El Shaarawy e ndjek dhe e neutralizon
    Artikulli i radhësMbajti hapur lokalin pas orës 20:00, policia ndëshkon me gjobë 10 milion lekë të vjetra pronarin e lokalit në Selenicë