Reshjet e borës që kanë nisur sot në mesditë në Lezhë kanë vështirësuar qarkullimin. Bashkia ka bërë thirrje në rrjetet sociale që të bëhet kujdes në qarkullim.
“Duke kerkuar mirkuptimin tuaj, – iu drejtohet bashkia qytetarëve, – nisur nga situata e krijuar nga reshjet e dëbores, qytetarët të evitojnë lëvizjet me mjete ose lëvizjet të bëhen me mjete me zinxhirë deri në normalizimin e situatës. Po bëhen ndërhyrje në akset problematike për normalizimin e situatës.
Rrugët që duhet të evitohen ose lëvizja duhet të bëhet me zinxhirë në rrugën Kallmet – Ungrej, në rrugën e lagjes së spitalit, kurse për banorët e Kallmetit sugjerohet lëvizja nga aksi autostradë – Kallmet dhe evitimi i rrugës së vjetër Lezhë – Kallmet.