“Në dy ditë vaksinohen 500 mjekë”, Bino jep sinjale shprese dhe për gazetarët

0

Në nisje të procesit të vaksinimit për bluzat e bardha në Korçë, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tregoi se në dy ditë do të vaksinohen rreth 500 mjekë. Më pas, mbështetur edhe në planin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, Bino tha më tej se do të vijohet me moshat e treta. Procesi i vaksinimit do të kryhet në ndërtesën e Ish Shtëpisë së Oficerëve

Shefja e ISHP-së Silva Bino ka dhënë sinjale shprese dhe për gazetarët. Bino u shpreh se pas kategorive të “linjës së zjarrit”  që janë mjekët dhe infermierët do të jetë edhe kategoria e gazetarëve të terrenit të cilët do të marrin dozën e vaksinës.

“Sot nisi vaksinimi për te gjithë Prefekturën e Korçës. Do të vaksinohen mjekët,infermierët sanitarët,mjekët e familjes në të gjitha bashkitë e juglindjes. Pastaj do fillojmë me moshat e treta dhe personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për të kaluar tek vaksinimi i të gjithë popullatës mbi 18 vjeç. Vaksina qe po aplikohet është Pfizer,ka doza të mjaftueshme për të vaksinuar kategoritë që thamë më sipër”.

Artikulli i mëparshëmKukës/ Qëlloi me armë zjarri në mes të ditës vetëm për një vend parkimi
Artikulli i radhësQëlloi të birin me thikë, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë