Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar në rrjetet sociale një video ku paraqet sërish një nga dështimet e Edi Ramës gjatë qeverisjes së tij 8 vjeçare .
Cila është përqindja e të rinjëve që duan të largohen nga Shqipëria, është pyetja e radhës në videon e publikuar nga Kryetari i Opozitës.
Dhe përgjigja në mesazhin Video është: 79 për qind.
Ky konkluzion është si referencë e të dhënave të Gallup
“Kjo, sipas kreut demokrat është norma më e lartë në botë me diferencë te theksuar nga të gjitha vendet e tjera përfshirë edhe ato në konflikte të armatosura.
Pra një dështim tjetër i Edi Ramës ne listën e gjatë të dështimeve të tij për 8 vjet.