A keni guxim për këtë: Si t’i shkurtoni vetë balluket?

0

Para se të filloni të silleni si stiluese flokësh me gërshërë, mendoni për këto gjëra: A duhet absolutisht ta bëni këtë tani? A mund të prisni edhe pak derisa të caktoni takimin tuaj te parukierja? Jo?

Në rregull. Atëherë vazhdoni të lexoni se çfarë do të duhej të dini për shkurtimin e ballukeve.

Për këtë ju këshillojnë profesionistët, shkruan Women’s Health.

Përgatitja çdo gjë e bën të përsosur. Është me rëndësi që para se të filloni aksionin e “shkurtimit të ballukeve”, flokut t’ju jenë të thata, sepse në të kundërtën kanë tendencë që të fryhen dhe të duken më të shkurtra pasi që qimet të thahen (posaçërisht nëse keni flokë kaçurrel).

Gjithashtu do të dëshironi që të bindeni që flokët të jenë në pozitën e tyre natyrale. Me krehje ndani balluket dhe bëni një linjë të drejtë, ndarje rreth kokës.

Pastaj, thonë profesionistët, bëni një trekëndësh me flokë të ndarë ashtu që pika të jetë në qendër, në ndarjen tuaj natyrale, ndërkaq baza e trekëndëshit nga të dyja anët e vetullave.

Lidhni flokët e mbetura (të cilat nuk dëshironi t’i pritni) pas veshëve dhe forconi me karfica dhe llastik në mënyrë që të mos ju bien në fytyrë. Tani është koha të merrni gërshërët tuaja.

Shikoni tutorialin për tipin e caktuar të flokëve:

Artikulli i mëparshëmArtikujt të cilët mund t’i konsumoni edhe kur ju kalon afati i përdorimit
Artikulli i radhësBrighton bëhet skuadra e parë që refuzon të vazhdojë sezonin në stadiume neutrale