Ylli Manjani jep mesazhin e fortë: Nëse konfirmohet Edi Rama në pushtet le ti themi…

0
"Kush e di ç’kanë kutitë ende”, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ai tha se nëse konfirmohet Edi Rama në pushtet, do të thotë se e ka merituar pasi “ndodhet përballë të gjithëve, me dy mandate politike konsum, me një seri skandalesh hyn në zgjedhje me pjesmarrje të lartë dhe fiton, pa dyshim që është udhëheqësi i duhur politik.”

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

“Po daleni o të uruar! 

Të mbarojë numërimi dhe pastaj të gjejmë ç’u bë? Kush e bëri e kush nuk e bëri?

Nëse konfirmohet Edi Rama në pushtet le ti themi pa asnjë kompleks PUNË TË MBARË!

Nëse e fiton, e meriton!

I vetëm përballë të gjithëve, me dy mandate politike konsum, me një seri skandalesh hyn në zgjedhje me pjesmarrje të lartë dhe fiton, pa dyshim që është udhëheqësi i duhur politik.

Kjo nuk e bën shtetar të mirë detyrimisht, por udhëheqës politik të zotë. Besoj se fitoren, nëse e arrin këtë radhë do ta ketë më të bukurën e karrierës së Tij politike.

Tani, ju që nxitoni të gjeni shkaqet e qëndrimit të Ramës në pushtet, u sugjeroj të mos nxitoheni sepse rezultati, kur të dalë, duhet përtypur mirë e mirë. Duhet lexuar çdo gjë me kujdes, ftohtësi dhe largpamësi. Asgjë e mirë nuk vjen nga leximi nervoz apo emocional.

Nuk janë vetëm listat, as koalicionet, as shitblerja, as dhuna shtetërore, as LSI për PD-istët dhe PD për LSI-tët. Nuk janë as vetëm votat e pavlefshme, aq më pak Celibashi. As sondazhet apo exitpollet. JO!

Janë pak nga të gjitha, por në radhë të parë jemi para një krize leadershipi alternativ. Nuk dua aspak të filloj gjykimin e askujt në krye të opozitës, por ky është problemi real që kemi në politike.

Partitë e mbyllura janë problem i madh. Nuk dua të fajsoj aspak kandidatët, por mënyrën e të bërit politikë në këtë vend.

Nesje, është shumë shpejt për analiza, por kush e bën ftohtë këtë analizë, do jetë më ti dobishëm të veten dhe për sistemin politik.

Ndaj, të presim! Të mbarojë numërimi se kush e di çkanë kutitë ende.

Pastaj duhet një vlerësim i ftohtë i gjendjes ku jemi, për të ndërtuar diçka të mirë për të ardhmen.

Kemi kohë!

Ndaj të mos nxitohemi me konkluzione të pamatura. Aq më tepër pa mbaruar numërimi.”

Artikulli i mëparshëmRevanshi i PD/ Si i humbi PS tre mandate brenda pak orësh
Artikulli i radhësPërfaqësuesi i PD-së paralajmëron “tërmet” në Tiranë: Ju tregojmë pse ky rezultat do përmbyset