I riu shqiptar kapet me 1 kg kokainë në makinë

0

Një shqiptar 23 vjeçar është arrestuar nga policia italiane në Kiari, pasi iu gjet në makinë një kilogram kokainë, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte një vlerë prej 150 mijë euro.

Kokaina do të ndahej në 2 000 doza. Shqiptari e kishte fshehur kokainën në ndarjen e derës së makinës.

Sipas hetimeve paraprake, kokaine i përkiste një shkallë të lartë pastërtie, dhe pasi të pritej do të përfitoheshin 2 000 doza që do të hidheshin në treg.

Në banesën e të të riut shqiptar, një apartament në komunën e Sarnico, karabinierët gjetën doza të tjera të kokainës dhe materiale të ndryshme për peshimin dhe paketimin.

Artikulli i mëparshëmDenoncimi i ish-kryeministrit/ “Kunata” e Pamela Qirkos së Vetting-ut feston fitoren e PS me “yllin e kuq”
Artikulli i radhësPogba bën Iftar gjatë ndeshjes kundër Romës: Allahu na ndihmon të agjërojmë dhe të luajmë!