Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Shkodër për shkak se janë kapur me lëndë narkotike. Blutë e Shkodrës njoftojnë se tre shtetasit kanë rënë në pranga për shkak se janë kapur me lëndë narkotike. Nga njoftimi i policisë mësohet se shtetasit: A. I. 24 vjeç, Ll. L., 18 vjeç, A. I., 20 vjeç, u vunë në pranga si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. D., 16 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mabë, Lezhë.
Gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin A. I. dhe pasagjerë shtetasit Ll. L., A. I. dhe A. D., kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 4 aparate celular.