Studiues nga Universiteti i Skocisë kanë zbuluar se vegjetarianët kanë një profil më të shëndetshëm të biomarker (Biomarker, shkurtesë për shënuesit biologjikë, janë masa biologjike të një gjendje biologjike) sesa personat që konsumojnë mishin.
Studiuesit zbuluan se këta biomarker ndihmojnë në largimin e efekteve negative që lidhen me pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit, pavarësisht nga mosha dhe pesha tek të rriturit, së bashku me sëmundjet si problemi me veshkat.
Sidoqoftë, studiuesit kanë vënë re se vegjetarianët kanë nivele më të ulëta të vitaminave që lidhen me shëndetin e kockave dhe nyjeve.
Studiuesit analizuan gjakun dhe urinën e 177,723 pjesëmarrësve të shëndetshëm në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk raportuan asnjë ndryshim të madh në dietë gjatë pesë viteve të fundit.
Përafërsisht 4111 pjesëmarrës u identifikuan si vegjetarianë dhe 166,516 raportuan se konsumonin mish.
Ekipi shqyrtoi lidhjen e ushqyerjes së tyre me diabetin, sëmundjet kardiovaskulare, kancerin, mëlcinë, shëndetin e kockave, nyjeve dhe veshkave.
Pasi u llogaritën faktorë ndikues si mosha, seksi, arsimi, përkatësia etnike, obeziteti, u zbulua se krahasuar me ata që hanë mish, vegjetarianët kishin nivele dukshëm më të ulëta të biomarkers.
Ato kishin nivele më të ulëta të kolesterolit të keq, nivele të ulëta të kreatininës dhe proteinave që janë të njohura për përkeqësimin e funksionit të veshkave.
Edhe pse të qenit vegjetarian ka të mirat, studiuesit thonë se të qenit vegjetarian ka një të keqe.
Këta individë kishin nivele të ulëta të kolesterolit të mirë dhe vitaminave D dhe C.
“Dihet që vegjetarianët konsumojnë më shumë perime dhe fruta në ndryshim nga të tjerët që konsumojnë mish të kuq dhe të përpunuar. Kjo i bën vegjetarianët më të shëndetshëm dhe të tjerët më të rrezikuar nga problemet shëndetësore”, tha Carlos Celis-Morales, një nga studiuesit.
Studiuesit thonë se edhe pse pijet dhe duhani dëmtojnë shëndetin, përsëri vegjetarianët që konsumojnë këto të dyja janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet sesa personat që konsumojnë mishin.
Gjithsesi, autorët tregojnë se edhe pse studimi i tyre ishte i madh, ai ishte vëzhgues, kështu që nuk mund të nxirren përfundime rreth shkakut dhe pasojës së drejtpërdrejtë.(Daily Mail, gazeta “Si”)