Gazetari Artan Hoxha tha se duart e Berishës janë të zhytura në gjak dhe se kjo nuk mund të shkonte pa u ndëshkuar. Sipas tij, tani që Berisha nuk është më I paprekshëm, do të vijë edhe radha e të tjerëve të “ndëshkohen” nga Amerika duke përmendur presidentin Meta dhe ish-ministrat e qeverisë Rama.
“Provat që nevojiten janë të shpërndara në territorin e këtij vendi. Që nga 150 të vrarët në Tropojë, që nga 3500 të vrarët e 97-ës, ngjarja e Gërdecit, e duke përmendur dhe ekzekutimet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të cilat janë prova që tregojnë se Berisha është i zhytur deri në fyt, jo në prova kriminale por është i zhytur në gjak dhe nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar. Vota e 2013-është ishte e pamjaftueshme, ishte thjesht ndëshkim politik. Nuk e bënë dot autoritetet shqiptare, e premtoi Rama, nuk e bëri dhe nuk do ta bënte, sepse përsa kohë Berisha ishte i paprekshëm ishte garanci që sdo prekej as Rama. Ata sipër mbanin njëri-tjetrin në lojë. Fakti që doli nga loja më i paprekshmi, do të thotë se asnjë nuk është më i paprekshëm. I pari është presidenti Meta, ditën që nuk do të jetë më president do ti publikohet e njëjta gjë. Në deklaratën e Departamentit të Shtetit, për Berishën thuhet se ka ndihmuar aleatët e tij politikë. Aleati politik i Sali Berishës është Ilir Meta sepse ata janë bashkë në gjithë këtë histori. E njëjta gjë ka për të ndodhur me ish-ministrat e qeverisë Rama që nuk janë më ministra, sidomos për akte korruptive. E para gjë që të bën Amerika, të zhvesh nga pasuria që mos të kesh mundësi të blesh, të korruptosh”, tha Hoxha në Dritare Tv.