Reperi i njohur shqiptar, Stresi ka njoftuar se nuk mund t’iu kthejë përgjigje fansave të tij pasi Instagrami i tij është bllokuar nga Ambasada Amerikane.
Përmes një video-je në Instastory, Stresi tregon se Instagrami i tij është bllokuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri dhe se do të zhbllokohet me datë 12 të këtij muaji.
“Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’u përgjigjem”, ka thënë Stresi.
Reperi shqiptar prej mujash është arratisur në Mbretërinë e Bashkuar, por ka qenë mjaft aktiv në muzikë. Në muajin janar ai solli një super bashkëpunim me reperin Fero me titullin “Mahall”. Teksa kanë kaluar 3 muaj nga lançimi, kënga numëron gati 4 milionë klikime në “Youtube”.
Së fundmi ai ka publikuar super bashkëpunimin me reperin e famshëm anglez C Biz, që mban titullin ” Feel Good”.
Kujtojmë se disa ditë më parë në media bëri bujë paqja e vendosur papritur mes Noizy-t dhe Stresit. Dy reperët që gjithmonë janë parë si armiqtë më të fortë të njëri-tjetrit dhe që shpesh janë përplasur edhe fizikisht, i dhanë fund çdo debati duke ngritur flamujt e bardhë.