Kushtetuesja jep vendimin për Teatrin Kombëtar, vjen reagimi i parë nga Sali Berisha: Balozët e drogës morën mësimin e merituar

0
Kushtetuesja jep vendimin për Teatrin Kombëtar, vjen reagimi i

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si një fitore vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila sot anuloi Ligjin Special dhe vendimin për nisjen e ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ky vendim i dha mësimin e merituar kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe biznesmenit Fusha, të cilët ish-kryeministri i quan balozë të drogës.

“Aleanca qytetare ngadhënjeu mbi drogën, krimin e bandës Rama-Veliaj-Fusha! Miq, Gjykata Kushtetuese sot beri drejtësinë. Ndaj le t’ju përcjellim një përshëndetje të përzemërt heronjve te Aleancës Qytetare qe me qëndresën e tyre epike u dhanë mësimin e merituar balozëve të drogës dhe krimit kombëtar dhe europian Rama -Veliaj-Fusha. Kjo bande kriminale duhet te pësojë sa me pare nga qytetaret fatin qe ata i rezervuan Teatrit Kombëtar. Ajo duhet te shkatërrohet dhe arkivohet sa me pare ne analet e barbareve te civilizimit. Teatri duhet te rindërtohet nga e para ashtu siç ishte, për te rivendosur ne piedestalin e merituar vlerën e tij kombëtare te pavdekshme por dhe si monument i shpirtit te pamposhtur te mbrojtësve te tij heroik! Sb”- shkruan Berisha.

Artikulli i mëparshëmShefi i Sigurisë Rrugore jep informacionin e rëndësishëm/ Nga sot në vendin tonë…
Artikulli i radhësSPAK kërkoi arrestimin e tyre, gazetari i njohur zbulon kush ua bëri “gropën” dy ish-shoqëruesve të Saimir Tahirit