Gjykata e Posaçme la sot në burg efektivin e Policisë së Tiranës Elefterios Sullaj, i cili u arrestua dy ditë më parë në Tiranë bashkë me dy shokët e tij, Mikel Zhegu dhe Eris Tafa, me koakinë në makinë. Në qeli do të qëndrojnë dhe dy shokët.
Përballë gjykatës Sullaj ka mohuar se ka qenë i përfshirë në trafikun e lëndës narkotike, duke u shprehur se është vetëm përdorues dhe është shok me Mikel Zhegun.
Elefterios Sullaj, oficeri i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë, është djali i ish-zv. drejtorit të policisë Pandeli Sullaj. Hetimët për të kishin disa muaj që kishin nisur dhe kryheshin nga SPAK në bashkëpunim me SHÇBA, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të personave të lartpërmendur.
Nga përgjimet ka rezultuar se, gjatë komunikimeve telefonike efektivi favorizonte në aktivitetin kriminal të shitjes së kokainës.
Mikel Zhegu sa herë ndalohet nga policia komunikonte në telefon me Sullajn, ku ky i fundit i thotë “jepu ndonjë kafe se atë duan ata dhe të lënë”. Ndërkohë në disa komunikime tjera, polici i kërkon Zhegut lëndë narkotike.