Operacioni “Shpirti”/ Ky është ‘Daja’ që drejtonte trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë (FOTO+EMRI)

0
Detaje nga operacioni “Shpirti”, ky është

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni “Shpirti”. Ilirian Zaimi është drejtuesi i grupit kriminal që trafikoi tonelata me drogë nga Shqipëria drejt Italisë. I cili etiketohet nga skafistët e penduar si Daja apo Lani. Top-Channel shkruan se bashkëpunëtorët e drejtësisë, Mariglen Shusha dhe Donial Drolli rrëfejnë se si grupi i Dajës ndërveproi me mafian bavareze dhe se si ‘shefi’ kultivoi platancione të tëra në zonën e Skraparit dhe ‘nën bekimin’ e policisë lokale.

Kjo ngarkesë që më pas u transportua nga të penduar u kap dhe nga DIA italiane në dhjetor 2016. Pikërisht për këto platancione droge, i penduari tregon se Daja kultivoi drogë me lazaratas kryesisht me një person të identifikuar si Liloshi i Lazaratit, të cilit ‘daja’ i jepte përqindje për fitimin e mbledhjes

Në një rast, dëshmitari Shusha shton se Ilirian Zaimi duke u kthyer nga platancioni i Cepanit, i shoqëruar me punëtorët e Liloshit të Lazaratit që rezulton se është Ilir Gaba kishin shkuar në komisariatin e policisë për të zgjidhur një keqkuptim me shefin e komisariatit. Keqkuptimi sipas dëshmitarit nuk kishte gjë tjetër të bënte përvecse pagesa që daja kishte kryer në polici për të mos u bezdisur. Këtë dëshmi e konfirmon edhe i penduari Drolli që shton se gjatë qëndrimit në tokat me hashash nuk ishin kontrolluar asnjëherë nga policia.

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”. Në mesin e tyre, është prokurori i Vlorës, Maksim Sota, emri i të cilit u përmend nga një trafikant droge, me të cilin kishte jetuar në një shtëpi, si dhe zyrtarë policie e trafikantë. Dy ish-truprojat e Tahirit tashmë fshihen në Spanjë.

Detaje nga operacioni “Shpirti”, ky është
Artikulli i mëparshëmU kap me kokainë në makinë/ Djali i ish-zv.drejtorit të policisë: E kisha për përdorim vetjak
Artikulli i radhësZjarr në mes të oqeanit, pamjet nga Gjiri i Meksikës po thyejnë rrjetin (VIDEO)